Edhe pse Tirana është rivali historik i Partizanit, sot bardheblutë u ka dhënë të kuqve një asist në luftën për titullin kampion, pasi kanë fituar 1-0 në Kamëz ndaj Kukësit.
Kur dukej se ndeshja po përfundonte në barazim pa gola, ishte Doka që në minutën e 86-të shënon golin e vetëm të takimit, që jo vetëm i jep 3 pikë Tiranës, por thuajse e shpëton nga rreziku i rënies.
Ndërsa Kukësi tashmë duket se dorëzohet, pasi diferenca ndaj Partizanit shkon në 8 pikë dhe do të jetë shumë e vështirë për të kapur të kuqtë në krye.
KUKËSI-TIRANA 0-1
Doka 86′
Kukësi: Frashëri, Teqja, Krasniqi (Rexhinaldo 38′), Shameti, Cuculi, Rrumbullaku (Rama 72′), Ethemi, Dzaria, Rroca (Limaj 73′), Kordeiro, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu
Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Greca, Ngo, Halili (Kërçiku 57′). Trajner. Ardian Mema
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Emigers Ganxhi, Rudin Preça Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Indrit Myrtja
Kartonë të verdhë: Teqja 22′ / Greca 16′
Ndërsa Luftëtari dhe Flamurtari kanë marrë nga një pikë, pasi nuk shkuan dot më shumë se një barazim pa gola në sfidën mes tyre. Të dyja skuadra ishin të paqarta dhe nuk arritën të krijonin raste të pastra për shënim.
Luftëtari ishte më kërkues përgjatë gjithë takimit dhe u munduan ta fitonin sfidën, megjithatë Flamurtari u mbrojt mirë dhe iu besoi shumë kundërsulmeve.
LUFTËTARI-FLAMURTARI 0-0
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka (Demo 67′), Oshafi (Çelaj 56′), Fili, Dunga (Uarden 86′). Trajner: Julian Ahmataj
Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Rapaj, Mustafa (Ymeraj 87′), Musta, Torasa, Kale (Ziaj 90+2′), Batha (Sukaj 80′). Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Olsid Ferataj
Karton i verdhë: Kale 44′