Manchester City ka gjetur ritmin e duhur në Premier League, teksa sot ka mposhtur thellë 6-0 Chelsean në “Etihad”, duke marrë edhe kreun e renditjes, edhe pse ka një ndeshje më pak.
Praktikisht ndeshja është mbyllur për 21 minuta, nga e katërta në të 25-n, kur City ka shënuar 4 herë dhe e ka mbyllur pjesën e parë 4-0.
Serinë e golave e hapi Sterling, pastaj Aguero shënoi dy herë, ndërsa Gundogan shënon golin e katërt. Kaq mjaftoi për 45 minutat e para.
City nuk ndalet edhe në pjesën e dytë. Aguero shënon tripletën në minutën e 56-të, duke cuar shifrat në 5-0. Aguero barazon Salah në krye të shënuesve më të mirë në Premier League me 17 gola.
Por nuk do të mbyllej këtu goleada, sepse Sterling shënon golin e dytë personal dhe gjashtin për City-n, duke turpëruar Chelsean, që tashmë mbetet jashtë zonës Champions.