MENU
klinika

Episodi racist

Serbin e quajnë cigan, e mbron shqiptari

12.02.2019 - 16:22

Një episod i rrallë ka ndodhur në një nga ndeshjet e futbollit të të rinjve në Itali. Sikur të mos mjaftonin thirrjet me përmbajtje raciste te të rriturit, kjo është shfaqur edhe te moshat.

Viktimë e thirrjeve raciste ka qenë sulmuesi serb Dusan Vlahoviç. Ai është pjesë e 19-vjeçarëve të Fiorentinës dhe ka qenë në fushë si në shumë takime të tjera.

Por në ndeshjen ndaj Torinos, të vlefshme për kampionatin e të rinjve, është ofenduar në kor nga tifozët vendës, të cilët e kanë quajtur atë “cigan m…”.

Menjëherë pas këtij momentin, futbollisti shqiptar Erald Lakti, i cili është dhe kapiteni i Fiorentinës, ka kërkuar ndërprerjen e ndeshjes.

Mësohet se Lakti u ka thënë arbitrave se takimi nuk mund të luhej në kushte të tilla, megjithëse gjithçka u lejua të vazhdonte, ndërsa miqtë do të fitonin me rezultatin 1-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN