MENU
klinika

Boks

Zyrtare, ja ku dhe kur ndeshet Anthony Joshua

13.02.2019 - 18:14

Anthony Joshua do të boksojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë, pasi u konfirmua se ai do t’i mbrojë titujt e tij të botës në kategorinë e rëndë IBF, WBA dhe WBO kundër Jarrell Miller më 1 qershor.

29-vjeçari do të boksojë kundër Miller në “Madison Sqaure Garden” në shtëpinë e amerikanit të pamposhtur në New York.

Miller, i cili i ka 23 fitore dhe një barazim, nuk ka luftuar asnjëherë për titullin e kampionit të botës në karrierën e tij.

Miller, po ashtu, ka fituar me nokaut 20 nga 23 duelet e tij. Megjithatë, këtë herë do ta ketë një kundërshtar të një niveli shumë më të lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN