Nata e dytë e fazës së 1/8 finale të Champions League, nuk ka pasur surpriza, Real Madrid dhe Tottenham, që ishin favoritë, kanë fituar, përkatësisht ndaj Ajax-it në Amsterdam 2-1 dhe 3-0 ndaj Dortmund-it në “Wembley”.
Ajax ka luajtur fort dhe mirë përballë kampionëve në fuqi të Europës, jo vetëm duke mos u ndjerë inferiorë, por madje nuk po kuptohej as se cila ishte skuadra favorite dhe kampione.
Vendësit holandezë kanë shënuar në pjesën e parë, por goli është anuluar nga VAR, i pari që ndodh në Champions League. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola.
Nuk ka ndryshuar gjë në pjesën e dytë, përvecse eksperiencës dhe klasit të Benzema, që gjen golin e parë në minutën e 60-të. Gjithsesi, Ajax beson dhe arrin të barazojë shifrat në minutën e 75-të me Ziyech.
Kur u menduar se ndeshja po përfundonte në barazim, Asensio në minutën e 87-të shënon e dytë dhe të fitores për madrilenët. Real shkon më i qetë në ndeshjen e kthimit.
Edhe në ndeshjen Tottenham-Dortmund golat janë shënuar në pjesën e dytë. Sapo nis e dyta, Son zhbllokon rezultatin, ndërsa Vertonghen në 83’ dyfishon shifrat.
Por nuk do të përfundonte këtu, pasi Tottenham shënon edhe golin e tretë. Është Llorente që në minutën e 86-të “kapitullon” gjermanët që në sfidën e parë.
Një fitore e pastër për anglezët, që hedhin një hap të madh drejt çerekfinaleve, ndërsa Dortmund duket se do të përqendrohet vetëm të Bundesliga.