MENU
klinika

Presidenti i Rusisë

Putin stërvitet në xhudo edhe i dëmtuar

15.02.2019 - 22:56

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njihet për pasionin e tij për sportin, për më tepër që mban edhe rripin e zi në xhudo, sport që e ka ushtruar që kur ishte fëmijë.

Së fundmi, Putin ka qenë në Sochi, ku po zhvillon bisedime në lidhje me çështjen e Sirisë, por është ndalur të kalojë pak kohë në palestër duke u stërvitur me xhudistë nga Irani dhe Turqia.

Gjatë një stërvitjeje me fituesin e medaljes së artë në Rio 2016, Beslan Mudranov, 66-vjeçari pati një problem në gishtin e dorës, të cilin e ndrydhi.

Gjithsesi, Putin e vijoi stërvitjen e tij edhe pse duke shmangur kontaktet e forta fizike. Ai nuk pati problem të zhvillonte seancën e plotë stërvitore dhe dukej shumë i thjeshtë mes grupit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN