15.02.2019 - 22:52
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora është vjedhur nga kontabilisti Andrew Munday, i cili mashtronte klientët e tij VIP, me profil të lartë. Ai merrte para nga fitimet e këngëtareve dhe personazheve të njohur.
37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia. E nuk bëhet fjalë për pak, por për shumën e majme prej 3.4 milionë paundësh.
Avokati i këngëtares shqiptare, Graham Shear, tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Rita Ora.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Lidhje e re...
“Rita po takohet fshehurazi me ‘Spider-Man’”
Eventi i “Victoria Secret”