MENU
klinika

Oferta marramendëse

Manchester United do të bëhet saudit

16.02.2019 - 19:46

Ajo që është përfolur prej kohësh, duket se do të bëhet realitet shumë shpejt. Princi i Arabisë, Mohammad bin Salman, shpreson të bëhet pronari i ri i Manchester United dhe është gati të ofrojë 4,4 miliardë euro. 

Ky lajm vjen pasi është raportuar më parë se drejtuesit e Man United janë duke kaluar shumë kohë në Arabinë Saudite.

Tani princi saudit, familja e të cilit ka një pasuri rreth 900 miliardë euro, shpreson të bindë pronarët aktualë familjen Glazer ta shesë klubin.

Burime pranë Old Trafford gjithmonë kanë mohuar zërat se Glazer-at duan ta shesin, por oferta stratosferike mund të jetë e parefuzueshme.

Familja amerikane bleu klubin për 900 milionë euro rreth 14 vite më parë, por e kanë rënduar me borxhe të mëdha. Mesa duket, regjimi i tyre mund të ketë një fund të lumtur, pasi janë pranë përfitimeve të frikshmeve 2.5 miliardë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN