MENU
klinika

11-vjetori i Kosovës

Sportistët urojnë përvjetorin e Pavarësisë

17.02.2019 - 13:10

Si sot e 11 vjet më parë Kosova u shpall shtet i pavarur dhe urimet nuk kanë munguar edhe nga yjet e ekipit përfaqësues të Kosovës, por edhe të Kombëtares shqiptare.

Në rrjetet sociale ata urojnë për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata që më 2018 e përfaqësuan Kosovën shumë denjësisht, duke siguruar një vend në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020 dhe promovimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kosova nuk humbi asnjë ndeshje në grup dhe sot futbollistët urojnë ditëlindjen e 11-të shtetit më të ri në Evropë.

Në mesin e tyre edhe kapiteni Samir Ujkani, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, ylli i Manchester Cityt, Arijanet Muric, mbrojtësi Fidan Aliti dhe mesfushori Valon Berisha.

Nuk kanë munguar edhe ish-legjenda Lorik Cana e shumë yje të tjerë të futbollit shqiptar, por edhe sportistë të tjerë elitarë shqiptarë anembanë botës.