Pas humbjes së Kukësit në Durrës u mendua se Partizani mund të shkëputej të paktën edhe me një pikë, por të kuqtë janë mundur 1-0 në transfertë nga Laçi.
Një gol i Ndriçim Shtubinës me penallti vendosi gjithçka, ndërkohë që nuk do të mungojnë as polemikat për penalltinë e dhënë në favor të kurbinsasve, por edhe për rastet e pretenduara nga Partizani.
Stadiumi ishte i mbushur, ndërkohë që në pjesën e dytë pati një moment tensioni mes fansave. Në fund e njëjta situatë edhe mes lojtarëve, teksa Asani u pa i acaruar dhe debatoi me Sefgjinin.
Në fund pati edhe protesta në drejtim të tij. Pavarësisht të gjithave, Laçi festoi në fund dhe tanimë i afrohet Kukësit të vendit të tretë me katër pikë.
LAÇI – PARTIZANI 1-0
Shtubina 13′ (11-m)
Laçi: Selmani, Toro, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja (Domgjoni 90′), Jonuzi, Çokaj, Shtubina, Berisha (Mane 76′), Xhixha (Najdenov 71′). Trajner: Besnik Prenga.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Kote 57′), Belica, Atanda, Trashi, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Kardozo (Duka 46′), Bardhi (Hebaj 69′). Trajner: Skënder Gega.
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli
Kartonë të verdhë: Çokaj 21′, Berisha 52′ / Asani 12′, Atanda 55′, Duka 84′
Takimi i javës së 22-të mes Kamzës dhe Kastriotit është mbyllur me fitoren në limite të miqve, falë një goli të Ymerajt, që ndëshkoi ish-skuadrën e tij.
Është një “ish” që ndëshkon Kamzën. Në minutën e tretë shtesë, Ymeraj realizon një gol shumë të bukur, duke “vjedhur” tri pikët dhe duke i dhënë një triumf shumë të rëndësishëm skuadrës së tij.
KAMZA – KASTRIOTI 0-1
Ymeraj 93’
Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Beqiri, Bonani, Rezi (Mumajesi 82′), Arrabal (Mehmeti 70′), Malaj (Orelesi 75′), Fukui, Plaku, Martinena.
Trajner: Ernest Gjoka
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi (Selmani 77′), Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, Kalaja, Roxher, Bardhi (Neziri 90′), Vatnikaj (Okebugu 65′). Trajner: Bledar Devolli.
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Emirion Sino
Kartonë të verdhë: Arabal 29′, Beqiri 70’ / Husein 52′