MENU
klinika

Ligue 1, Java 25

Mbappe shënon të 19-n, i jep fitoren PSG-së

17.02.2019 - 22:58

Kylian Mbappe po udhëheq më së miri i vetëm PSG-në, edhe pse mungojnë dy liderë, si Neymar dhe Cavani. Ashtu sic bëri në Champions League, sulmuesi francez shënoi sërish duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij në St.Etienne.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola dhe kur po mendohej se vetëm mund të ndalnin gjigantin e Francës, ka ardhur goli i Mbappe në minutën e 73-të, që do të rezultonte vendimtar.

Ishte goli i 19-të për talentin francez në kampionat, tre më pak se Messi, që kryeson me 22 gola në Europë. I vetmi që mund të rrezikojë fituesin e “Këpucës së Artë” europiane është pikërisht Mbappe.

Fitorja e 20-të për PSG-në në kampionat, teksa regjistron edhe 2 barazime dhe 1 humbje, plot 12 pikë i shkëputur nga Lille e vendit të dytë, por kampionët në fuqi kanë edhe 2 ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna e Mbappe për provën te Chelsea

“Merreni tani, pas 5 vitesh do duhen 50 mln £”

PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon