MENU
klinika

Sportistët më të mirë

Çmimet “Oscar” të sportit, ka surpriza

19.02.2019 - 12:17

Janë shpërndarë mbrëmë çmimet “Laureus”, njohur ndryshe si çmimi “Oscar” i sportit, event i zhvilluar në Montekarlo. Tenisti serb Novak Djokovic dhe gjimnastja amerikane Simone Biles janë shpallur si “Sportistët më të mirë të vitit 2018”.

Djokovic, fitues në Wimbledon dhe US Open vitin e kaluar, mposhti në garën për këtë trofe Kylian Mbappe, Eliud Kipchoge dhe LeBron James.

Ndërsa Biles, që vjet u bë femra e parë që fitoi medaljen e artë në 4 botërorë radhazi, mposhti në garën finale me Simona Halep, Angelique Kerber, Ester Ledecka dhe Mikaela Shiffrin.

Për tenistin serb kjo është hera e katërt që e fiton këtë trofe, ndërsa për Biles hera e dytë. Juria që jep çmimin “Laureus” përbëhet nga 68 legjenda të sportit ndërkombëtar, që përveçse shpalli më të mirët e sportit dhe edhe disa çmime të tjera.

Tenistja japoneze Naomi Osaka mori çmimin “Surpriza e Vitit”, pasi fitoi në US Open, ndërsa golfisti amerikan Tiger Woods mori çmimin “Rikthimi i Vitit”.

Skiatorja amerikane Lindsey Voon, që u tërhoq nga sporti pak ditë më parë, u vlerësua me çmimin “Spirit of Sport”. Çmim karriere mori trajneri francez Arsene Wenger (22 vite me Arsenal), ndërsa Didier Deschamps u shpall si “Trajneri i Vitit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN