MENU
klinika

Para Lyon-Barcelona

Messi me shokë, solidaritet për fëmijët e sëmurë

20.02.2019 - 12:23

Përpara ndeshjes së mbrëmshme Lyon-Barcelona, e vlefshme për Champions League, futbollistët e ekipit katalanas kanë shprehur humanizmin e tyre.

Messi me shokë, teksa po kalonin tunelin për të dalë në fushën e lojës, ata u përshëndeten nga tifozët specialë që u shfaqën në dy ekrane të vogla.

Në këto dy ekrane do transmetoheshin lidhje të drejtpërdrejta me disa fëmijë të sëmurë, të cilët gjendeshin në spital. Ata po i prisnin heronjtë e tyre për të kaluar përreth tyre.

Kjo gjë ishte organizuar nga Shoqata e Bamirësisë së Barcelonës, e cila e shpërndau videon në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.

Edhe vetë Messi njihet për ndihmat që dhuron për fëmijët e sëmurë. Së fundmi, ishte bërë e ditur se argjentinasi u ndihmon fëmijëve të sëmurë me kancer, duke i financuar projekte në vlerë prej 100 milionë eurove në vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN