MENU
klinika

Për ekipin e femrave

“Burrë që e mban fjalën”, Cech shtron darkë

20.02.2019 - 13:50

Ekipi i femrave të Arsenalit mbetet vetëm dy pikë larg kryesuesit Manchester City. Megjithatë, vajzat e klubit londinez kanë zhvilluar dy ndeshje më pak dhe janë favorite për ta fituar titullin.

Për më tepër, vajzat e Arsenalit do të luajnë këtë fundjavë në finalen e Kupës së Super Ligës së femrave. Kjo do të jetë hera e shtatë që Arsenali arrin deri në finale në tetë sezonet e fundit.

Për shkak të këtyre arritjeve, Petr Cech, portieri i ekipit të Arsenalit ka shtruar një darkë në Londër. Mesfushorja holandeze, Danielle van de Donk, postoi një fotografi në llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke e përdorur ‘hashtuagun’ #burrëqëembanfjalën.

“U detyrova t’i kërkoj të ulet sa për ta bërë këtë fotografi. Kisha një natë shumë të mirë me të gjithë, veçanërisht me Petr Cechun. # burrëqëembanfjalën, #faleminderit, #arsenal”, – shkroi holandezja.

Katër-herë kampioni i Premierligës, Cech, do të pensionohet nga karriera e tij si futbollist profesionist në fund të këtij sezoni, pas 15 sezoneve në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN