MENU
klinika

Vendimet

Tifozët gabojnë, klubet gjoba nga Disiplina

20.02.2019 - 15:38

Komisoni i Disiplinës ka marrë masat disiplinore për të gjitha ndeshjet e fundjavës së kaluar në futboll, ku nuk ka patur dënime të ashpra.

Në sy bien se katër ekipe të Superiores që janë gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve. Bëhet fjalë për Tiranën, Teutën, Kukësin dhe Flamurtarin.

Ndërkohë edhe Tomori, siç pritej, është dënuar humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0 kundër Bylisit, për mos paraqitje.

VENDIMET

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.
  2. KF “Teuta”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  3. KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
  4. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.
  5. KF “Kamza’, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  6. KF “Iliria”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje të shkeljeve disipinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  7. KF “Tomorri”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Bylis”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  8. Zyrtari i KF “Maliqi”, Spartak Meraku, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
  9. KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF
  10. Lojtari i KF “Tepelena”, Alekasander Beqiri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i KF “Këlcyra”, Sajmir Kule, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. KF “Tepelena”, për dështim në përshmbushjen e përgjegjesive dhe ndërprerjen e përkohëshme ndeshjes, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
  13. Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Jurgen Likollari , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  15. Lojtari i KF “Butrinti” U-19, Rei Cipa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  17. KF “Korabi” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  18. Zyrtari i KF “Korabi” U-17, Bexhet Hysa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  20. Lojtari i KF “Republika” U-17, Klaus Tenko, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.
  21. Zyrtari i KF “Republika” U-15, Matias Qirinxhi, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
  22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”,Egland Lamaj , dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Egland Lamaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
  23. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-17 ,Brajan Marku, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brajan Marku vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimet për ngjarjet e javës 2

Disiplina vijon me gjobat, e pëson Flamurtari

E pëson “Tirona Fanatics”

Disiplina, dënim të veçantë për ultrasit