MENU
klinika

Dominimi

Vllaznia e femrave fiton Kupën e Shqipërisë

22.02.2019 - 16:00

Vllaznia për femra është skuadra fituese e edicionit të dhjetë të Kupës së Shqipërisë. Sot, në “Elbasan Arena”, është zhvilluar finalja midis Apolonisë dhe Vllaznisë, një finale e luftuar që ka nxjerrë fitues Vllazninë me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë ka prodhuar një lojë të luftuar me të dy skuadrat që ishin të vendosura shumë mirë në fushën e lojës.

Në minutën e 19-të, Bajraktari ka shënuar golin e parë dhe të vetëm për pjesën e parë, duke i çuar vajzat shkodrane në dhomat e zhveshjes me epërsinë e një goli.

Në pjesën e dytë Vllaznia ka thelluar rezultatin falë golave të Megi Doçit me penallti në minutën e 54-të dhe Mustafaj në minutën e 65-të, duke e mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0.

Me suksesin e arritur këtë edicion 2018-2019, Vllaznia e femrave shkon në 6 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë.

Apolonia: Hyska; Demiri; Simoni; Cerkini, Amoniku; Goro; Kostaj; Iliadhi, Zargo; Levendi, Goro

Vllaznia: Raxhini; Gjini, Bajraktari; Maliqi; Popoviç; Franja, Paviçeviç; Mustafaj; Gruda; Djegesina; Doçi

Medaljet dhe Kupa për fitueset janë dorëzuar nga Zv. Presidenti i FSHF, z. Edvin Libohova.