Zakonisht është e këshillueshme që një metaforë të mos shkojë përtej kufijve të arsyeshëm, por jo këtu. Është diçka e pazakontë të thuhet për këdo, por flokët e tij e përcaktojnë atë si një lojtar: I thjeshtë, efikas dhe i qëndrueshëm. Shembulli i njeriut unik si brenda dhe jashtë fushe ku tifozët e brohorasin “C’e solo un capitano, un capitano, c’e solo un capitano” dhe kanë të drejtë, sepse gjithë bota e njeh unikun Javier Zanetti.
Javier Adelmar Zanetti lindi në Buenos Aires më 10 Gusht 1973. I biri i një muratori, pasi u largua nga shkolla, ai ishte mjaft i kënaqur duke punuar si ndihmës i të atit. Edhe pse i kënaqur tërhiqej nga ideja për të bërë diçka më konkrete në jetën e tij.
Fillon futbollin në nivel amatorial në skuadrën e lagjes dhe në moshën 15 vjeçare transferohet si sulmues krahu tek të rinjt e Indipendente. Djaloshi plot ëndrra pëson traumë dhe lë futbollin për të punuar në ndërtim. Pas pauzës kthehet të luaj tek Talleres ku luan i vëllai Sergio dhe prej këtej merr pseudonimin “Pupi” për tu dalluar nga Zanetti-t e tjerë.
Në verën e 1995, presidenti i ri i Interit Massimo Moratti, e transferon në skuadrën zikaltër djaloshin. Ai vjen në itali sëbashku me një tjetër argjentinas me bujë Sebastián Pascual Rambert. Problemi në ato kohë ishte së nuk lejoheshin më shumë se tre të huaj në skuadër dhe 2 vende ishin të zënë nga Roberto Carlos dhe Paul Ince. Por tek Interi patën besim tek ky djalosh dhe Zanetti plotësoi vendin e tretë.
Më 23 dhjetor 1999, Javier Zanetti dhe Paula De la Fuente u martuan në Argjentinë, pasi kishin shtatë vjet që ishin të lidhur. Zanetti dhe Paula kanë 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Mësuesi i tij brenda dhe jashë fushës ishte një tjetër legjendë, Giacinto Facchetti, i cili i mësoi vlerat njerëzore, ndershmërinë, korrektësinë dhe respektin për kundërshtarët. Debuton me fanellën e Interit më 27 Gusht 1995 ndeshje në të cilën zikaltërit fitojnë 1-0 përballë Vicenza-s. Në tërë sezonin 1995-1996 ai luan 39 ndeshje dhe shënon 2 gola, pas një periudhe dritë- hije të Interit me ndryshime trajnerësh Interi me trajnerin e ri Luiggi Simoni në vitin 1998 fiton Kupën UEFA kundër Lazios 3-0 në Paris, ndeshje në të cilën Zanetti shënon dhe golin e dytë për Interin.
Dashuria e tij ndaj bluzës zikalër shikohet në verën e vitit 2001, ku pavarsisht se Interi po kalonte një periudhë jo pozitive kapiteni me muskuj prej hekuri refuzon ofertat e majme të Real Madrid e Manchester United.
Madhështia e këtij lojtari qëndron dhe jashtë fushës, për të ndihmuar fëmijët e varfër e të sëmurë ku në vendlindjen e tij, sëbashku me bashkëshortën Paola ai krijon “Fondacionin Pupi”. Në 100 vjetorin e FIFA-s Zanetti futet në listën e lojtarëve më të fortë të botës nga Pele.
Dita e dasmës është një nga momentet më të veçanta në jetën e njeriut por një legjendë si ‘Pupi’ gjen kohë për të dyja dashuritë e tij, edhe në kësisoj rastesh. Gruaja e tij tregon se ai u stërvit edhe në këtë ditë.
“Ka pak kohë për të kursyer, Zemër. Ceremonia e kishës mbaron. Ne kemi shkëmbyer unazat. Vizitorët duan dhe pak që të arrijnë. Unë do të shkoj për një vrap të lehtë. Kam mare me vete këpucët e futbollit “, i tha Zanetti Paolës përpara se të stërvitej. Mbase shumë futbollistë të tjerë mendojnë fare pak për futbollin ditën e celebrimit të tyre, ose shumë të tjerë as që e imagjinojnë atë që ‘Il Capitano’ bëri për një tjetër dashuri shumë të madhe.
Zanetti është një katolik i devotshëm dhe gjithashtu frymëzoi shokun e tij të ekipit, Wesley Snejder që edhe ai të bëhet katolik. Epoka e Kapitenit përkon me një nga periudhat më të suksesshme në historinë e Interit. Argjentinasi e udhëhoqi klubin në 15 trofe: 5 Kampionate (2005-06, 2006-07, 2007-08, 2008-09 dhe 2009-10), Katër Kupa Italie (2005, 2006, 2010 dhe 2011), katër Superkupa (2005, 2006, 2008 dhe 2010), Kupën UEFA në vitin 1998 dhe Ligën e Kampionëve 2010. Finalja e Madridit ishte ndeshja e 700-të e Zanettit për Interin. Ai pati rastin për tu bërë kapiteni i parë që fiton Tripletën me një ekip italian.
Me kombëtaren argjentinase ai mban rekordin e numrit të ndeshjeve, 145 duke shënuar dhe 5 gola. Ai fitoi medaljen e argjentë në lojrat Olimpike të Atlanta 1996, por zhgënjimin më të madh e merr kur Maradona nuk e grumbullon në Botërorin Afrikë e Jugut 2010.
Në 7 tetor 2012 në derbin e fituar ndaj Milanit Zanetti luan ndeshjen e tij të 45 duke kaluar Bergomin dhe duke qenë interisti me më shumë ndhesje në derbi. Me 21 prill 2013 ai arrin 1100 ndeshje në karrierë duke u pozicionuar në vendin e 4 në renditjen totale.
Kapiteni unik pavarësisht moshës që ecte nuk mendonte të ndalej, sepse mushkëritë, muskujt dhe zemra e këtij 40 vjeçari janë më të forta se të nje djaloshi. Në 10 Maj të vitit 2014 luan ndeshjen e fundit me fanellën zikaltër duke njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli për t’i lënë më shumë hapësirë të rinjve. Tashmë Zanetti është pjesë e bordit drejtues të Interit ku mban postin e zv.Presidentit të klubit.
Interi vendos të tërheqë përfundimisht numrin 4 në nder të kapitenit legjendar, që i dha futbollit shembullin e futbollistit të përsosur. Javier Zanetti e tregoi veten e tij nëpërmjet vlerave të punës së madhe, ndershmërisë dhe profesionalizmit. Kjo është arsyeja pse ai mbetet një nga futbollistët më të respektuar në histori.