Nuk është vetëm Skënderbeu ai që përjashtohet nga Europa, por me ndryshimin jo për trukime. AEK-u i Athinës është përjashtuar nga kompeticioni i ardhshëm europian në të cilin mund të kualifikohet.
Kjo është ajo që lexohet në komunikatën për shtyp të publikuar nga UEFA, që ka marrë masa të ashpra ndaj klubit grek, i ndëshkuar për rrëmujat dhe përleshjet të verifikuara para ndeshjes së Champions League të luajtur kundër Ajax-it 27 nëntorin e kaluar.
Siç lexohet në komunikatën e UEFA-s, AEK-u i Athinës nuk do të marrë pjesë në kompeticionin e ardhshëm europian në të cilin mund të kualifikohet.
Gjithashtu, grekët do t’i luajnë me dyer të mbyllura dy ndeshjet e para europiane pas shlyerjes së dënimit dhe do të paguajnë një gjobë 80 mijë euro.