Luftëtari ka qenë me shumë fat, por ka marrë tri pikë me shumë vlerë në përballjen ndaj Teutës në Gjirokastër, duke fituar 1-0, që do të thotë frymëmarrje sa i takon luftës për mbijetesë.
Miqtë kanë qenë më të rrezikshëm, por në minutën e 32-të, Rapo ka kaluar në avantazh gjirokastritët, që arrijnë ta mbyllin në avantazh 45 minutëshin e parë.
Pjesa e dytë ka vetëm një skenar, Teuta që kërkon përmbysjen e madhe, ndërsa vendësit që duan të mbrojnë avantazhin e një goli.
Durrsakët kanë shansin më të mirë për të barazuar në minutën e 73-të, por Progni gabon nga pika e bardhë e penalltisë, teksa portiere Ruci e pret me qetësi.
Luftëtari u shkëputet disi të dy vendeve të fundit, por Kastrioti ka një ndeshje më pak, atë në shtëpi ndaj Lacit. Ndërsa Teuta shpreson në ndonjë fitore të Flamurtarit në Tiranë ndaj Partizanit, që luhet sot në orën 17:00.
LUFTËTARI-TEUTA 1-0
Rapo 32′
Luftëtari: Ruçi, Demo, Rapa, Koconis, Neziri, Ramadani, Aleksi, Rapo, Fili, Xhekson, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Sidibe, Traore (Vila 76′), Kallaku, Kamara (Latif 55′), Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Nertil Bregasi, Gernat Qirici, Kreshnik Cjapi
Kartonë të verdhë: Ranadani 68′, Aleksi 71′ / Sidibe 35′