MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Guri rikthehet te goli në Belgjikë

23.02.2019 - 22:13

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sindrit Guri, më në fund është kthyer te goli në kampionatin belg të futbollit, pas më shumë se gjashtë muajsh nga goli i parë që kishte realizuar në këtë kampionat.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare gjeti rrjetën sot në takimin ndaj Cercle Brugge, një rival direkt për rënien nga kategoria, ku takimi përfundoi 2-2.

Ekipi kundërshtar shënoi në minutën e 64-t të ndeshjes, por Guri, i aktivizuar në minutën e 70 të takimit, iu deshën vetëm 5 minuta në lojë që të dërgonte sferën në rrjetë.

Sulmuesi shënoi me një goditje me kokë, duke barazuar për skuadrën e tij. Golin e parë të tij në këtë sezon Guri e kishte shënuar në ndeshjen e gushtit ndaj Anderlecht, ku skuadra e tij u mund me shifrat 5-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN