Federata Shqiptare e Futbollit dënon me ashpërsi dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të klubit Flamurtari gjatë ndeshjes Partizani–Flamurtari të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”.
“Një ngjarje e tillë nuk ka aspak lidhje me lojën e futbollit dhe frymën ‘Fair Play’ që duhet të përcjellin të gjithë. I bëjmë thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike.
FSHF dhe zyrtari i Klubit Flamurtari kanë dorëzuar kallzimin penal, tani është koha që Policia të veprojë. Situata dhe ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më në stadiumet shqiptare.
FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, që dëmton dhe cënon imazhin e futbollit shqiptar” – shkruhet në deklaratën e FSHF-së.