Juventus vijon marshimin në Serie A. Ka mjaftuar një gol i Dybala në transfertën me Bologna-n, që bardhezinjtë të marrin tri pikët e radhës, duke u afruar edhe më shumë me titullin.
Në pjesën e parë ishte Bologna që u shfaq më rrezikshëm në disa raste, dhe arriti të gjuajë plot 9 herë në drejtim të portës së mbrojtur nga Perin, ndërsa lojtarët e Allegri-t vetëm një herë.
Edhe zotërimi i topit ishte i barabartë dhe vendasit ishin më kërkues për të gjetur golin. Në pjesën e dytë ishte e njëjta pasqyrë loje, me Juven që ishte e paqartë në ndërtimin e lojës.
Duhet të vinte minuta e 67’-të, kur Dybala shënon pas një topi të dhuruar nga mbrojtësi i Bologna-s. Argjentinasi kishte vetëm 8 minuta që ishte hedhur në fushë, në vend të Alex Sandro.
Në minutat e fundit skuadra e Allegri-t u mbyll në portë, por ishte Perin që bëri mrekullinë dhe shtylla iu mohoi golin vendasve.