MENU
klinika

Serie A, Java 25

Napoli rikthehet me “poker” golash

24.02.2019 - 20:06

Napoli, pas dy barazimeve radhazi të marra kundër Fiorentina-s dhe Torino-s, është kthyer te fitorja në kampionatin italian. “Axurrët” kanë mundur 4-0 Parma-n në transfertë dhe mbeten 13 pikë larg Juventus-it kryesues. 

Ndeshja e luajtur në “Tardini” është zhbllokuar pas 19 minutash falë një goli ië Zielinski, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti magjik të mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj.

Goli i dytë për miqtë ka ardhur nga një goditje dënimi e Milik në minutën e 36-të. Polaku dhe Leo Messi janë dy lojtarët e vetëm që kanë shënuar tre gola me goditje dënimi në pesë kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon.

Në minutën e 73-të Milik ka realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për napolitanët para se Ounas të realizonte “pokerin” në të 82-ën, dy minuta pasi u fut në fushë në vend te sulmuesit polak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN