Inter ka shpërdoruar në Firenze ndaj Fiorentinës dy gola avantazh, nga 1-3, në fund rezultati është fiksuar në 3-3, duke lënë dy pikë në transfertë.
Inter e kanisur keq pjesën e parë kundër Fiorentina-s, por e ka mbyllur atë në avantazh 2-1. Zikaltrit, në fakt, kanë arritur të përmbysin rezultatin në Firenze falë një magjie të Politano-s në minutën e 40-të.
Vendasit nuk kanë arritur ta mbrojnë avantazhin e krijuar pas vetëm 19 sekondash lojë falë një autogoli të De Vrij. Vecino ka qenë autori i golit të barazimit 1-1 në minutën e 6-të.
Në pjesën e dytë, Perisic ka cuar shifrat në 1-3, pas ekzekutimit të penalltisë. Inter ka pasur edhe raste të tjera, por është Fiorentina ajo që shënon me anë të Muriel në 74’.
Ndeshja ishte e hapur deri në funddhe në minutën e 98-të akordohet penallti për Fiorentinën, ku pas shumë polemikash dhe VAR, shënon saktë Veretout, në minutën e 110-të. Mbyllet 3-3 pasi nuk ka më kohë.