Dy investime gjigante për futbollin në Tiranë. Dje ishte vetë Kryeministri Edi Rama që tregonte fazën e fundit të punimeve të “Arena Kombëtare”, ndërsa sot pasqyrohet puna në kantierin tjetër.
Një investim paralel me kanterin e madh të “Arenës Kombëtare” është edhe kompleksi që përshin Selinë e re të FSHF-së si dhe një mini-stadium në shërbim të ekipeve kombëtare.
Punimet për ndërtimin e të ashtuquajturës “shtëpisë e re e futbollit shqiptar” vijojmë me ritme të larta, teksa është parashikuar që brenda muajit prit godina e selisë të re të ketë përfunduar.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, inxhinier Arben Dervishaj, njëherësh edhe anëtar Komiteti i FSHF-së, ka publikuar disa foto aktuale, ku duket qartë se struktura e godinës është ngritur, duke marrë formë të plotë.