MENU
klinika

Detajet

Berat/ Konflikt për tarracën e pallatit, ngelen pa ujë banorët

26.02.2019 - 22:24

Rreth 10 familje në qytetin e Beratit nuk furnizohen me ujë të pijshëm, prej disa ditësh.

Një prej banorëve të pallatit, ka prerë tubat e të gjithë depozitave që ndodheshin në taracën e banesës së tij, pas një konflikti me banorët e tjerë. Banorët e kanë denoncuar situatën në polici por ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Bëhet fjalë për taracën e një pallati pesë katësh në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, e cila në të gjithë hapësirën e saj është zënë nga një banor që jeton në katin e pestë.

Banori pretendon se i prishet soleta e taracës dhe ka prerë tubat e depozitave të banorëve të kateve të poshtëm, duke i lënë këta të fundit pa ujë të pijshëm. Banorët e tjerë shprehen se depozitat i kanë vendosur me mirëkuptim në hapësirën e soletës që përkon vetëm me shkallët e pallatit dhe si e tillë është e përbashkët dhe nuk prek sipërfaqen e shtëpisë të pronarit të katit të pestë.

Ky i fundit pasi ka prerë tubat e ujit nuk ndodhet në banesë ditët e fundit, kur Policia Bashkiake ka shkuar për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Në këto kushte banorët shprehen se jo vetëm që janë pa ujë të pijshëm prej ditësh, por dhe në një konflikt të hapur me bashkëqytetarin e tyre dhe kërkojnë zgjidhje.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier