MENU
klinika

4 tifozë të Partizanit

Goditën fotografin, procedohen penalisht

27.02.2019 - 12:54

Ngjarja e shëmtuar që ndodhi në ndeshjen Partizani-Flamurtari, ku u godit fotografi i klubit vlonjat, nuk ka kaluar pa “lupën” e Policisë së Shtetit.

Shkëlqim Ramaj, fotografi zyrtar, bëri një kallëzim në polici, ndërkohë që po procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas, të cilët janë identifikuar nga policia si dhunuesit e fotografit.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia identifikon dhe procedon penalisht shtetasit, të cilët më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit:

Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë

Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë

B., 19 vjeç, banues në Tiranë

H., 28 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tk stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN