Nesër, në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të luhet derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit, më i zjarrti në vendin tonë dhe me më shumë histori.
Por tashmë sa më shumë që orët kalojnë, aq më e vështirë është të gjesh një biletë, pasi mbi 80% e biletave janë shitur. Sidomos për tifozët e Partizanit, është akoma më e vështirë.
Deri më tani, ultrasit kanë blerë thuajse të gjitha biletat e vëna në dispozicion për ta, ku si ‘Tirona Fanatics’, ashtu edhe ‘Ultras Guerrils’ pritet që të jenë të zjarrtë në derbi.
Klubi i Partizanit kishte vendosur që biletat për tribunën mike, i kishte lënë në dorë të tifogrupit ‘Ultras Guerrils’ dhe me shumë gjasa do të jetë e vështirë të gjendet një biletë në atë sector.
Pjesës tjetër, i mbetet që të ndjekë derbin nga tribuna kryesore, aty ku çmimi i biletës arrin deri në 2 mijë lekë të reja. Por edhe këtu thuajse janë ezauruar.