MENU
klinika

Çfarë u tha?

“Vetë pi ujë”/ Rama batuta me Majkon në Samitin e Diasporës

01.03.2019 - 12:51

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës Shqiptare nuk ka kursyer as batutat.

Teksa fliste për situatën politike në vend, Rama tha se duhet të ecin në rrugën që kanë nisur.

Gjithashtu ai theksoi se sipas tij duhet të vazhdohet në rrugën që kanë nisur, pasi bëhet fjalë për shtetbërje dhe jo për të ngrënë një darkë e për të pirë raki.

Në këtë moment ai “thumboi” edhe ministrin e Diasporës, Pandeli Majko.

“Do e bëjmë e darkën falë ministrit të Diasporës edhe pse ai të gjithë i sheh duke pirë raki e për vete pi ujë“, tha Rama duke shkaktuar të qeshura në sallë.