Një ecuri fantastike e Milanit në ndeshjet e fundit. Sot kuqezinjtë kanë fituar 1-0 ndaj Sassuolos në “San Siro” dhe tashmë janë ngjitur në vendin e tretë, duke parakaluar Interin.
Ku duket se është sezoni i rikthimit të Milan në Champions League, aktualisht skuadra e Gennaro Gattuso-s është duke kaluar një formë fantastike dhe kjo ishte fitorja e katërt radhazi.
Milan ka mposhtur Sassuolo-n falë autogolit të shënuar nga Lirola në pjesën e parë. Në pjesën e parë Sassuolo ja bëri jetën e vështirë vendasve, dhe duhej shtylla dhe disa pritje të Donnarumma-s që Milan të mos pësonte gol.
Pas pushimit kuqezinjtë luajtën më mirë dhe pas kartonit të kuq të portierit Consigli, e kishin më të thjeshtë të ruanin avantazhin, megjithëse mund të kishin shënuar më shumë gola, por kanë shpërdoruar.