MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Kaq shumë urrejtje në Francë…

04.03.2019 - 11:46

Ndërsa protestat e “Jelekverdhëve” në Francë bëhen gjithnjë e më të dhunshme, Presidenti Emmanuel Macron, është bërë fokusi i urrejtjes së ekstremistëve.

Fitorja e papritur e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017, me 66% të votave, bëri që Franca të dukej, të paktën për disa kohë, një strehë e sigurtë nga populizmi që sulmon politikën evropiane. Triumfi i tij erdhi si një lehtësim për një shumicë të madhe të francezëve, si dhe për qeveritë e tjera në Bashkimin Evropian dhe në mbarë botën.

Protestat gjithnjë e më të dhunshme, raciste dhe antisemitike të “Jelekverdhëve” janë manifestim i dukshëm i zemërimit.

Vërtetë, një pjesë e fajit është e Makronit, dhe ekipit të tij. Në veçanti, rritja e ndjeshme e taksave mbi karburantin në nëntor 2018, ndihmoi balancimin e buxhetit, por goditi në mënyrë disproporcionale votuesit. Kjo shkaktoi rebelimin e “Jelekverdhëve”.

Por, ndërkohë që protestat zvogëlohen dhe dhuna shtohet, Macron është bërë bërë fokusi i urrejtjes së ekstremistëve.

Macron vazhdon me angazhimin e tij për të ringjallur Europën. Dhe besnikërisht pohon besimin e tij në një Europë të fortë, demokratike dhe të begatë që është e aftë të veprojë me autoritet në botë.

Për më tepër, Macron deri tani ka ecur përpara, pavarësisht nga protesta, me reformat që ai premtoi gjatë fushatës së tij.

Sot, kundërshtarët e Macronit e portretizojnë veten si pjesë e disa lëvizjeve popullore spontane. Për habinë e shumë njerëzve, ish-Presidenti François Hollande, të cilit Macron dikur i ka shërbyer, tani inkurajon haptazi protestat e “Jelekverdhëve”.

“Jelekverdhët” mund të duket se ngjajnë me forcat e tjera populiste në Evropë, në veçanti me Lëvizjen “Pesë yjet” e Italisë. Por protestuesit francezë janë jashtëzakonisht të dhunshëm, si me fjalët dhe me veprat. Macron dhe gruaja e tij kërcënohen me vdekje pothuajse çdo ditë. Kjo të kujton sulmet e egra kundër Léon Blum, kryeministrit socialist të Francës në mes të viteve 1930.

Fjalët e dhunshme pasohen nga veprime të dhunshme. Dyqanet janë shkatërruar dhe grabitur. Ndërtesat publike, zyrat e parlamentarëve, madje edhe pronat private të Presidentit të Asamblesë Kombëtare janë shkatërruar nga zjarri. Deputetët janë kërcënua, selitë e gazetave janë plaçkitur dhe më shumë se 1,500 policë janë plagosur.

Si arriti Franca në këtë pikë? Nuk është sekret që kanalet televizive RT dhe Sputnik të financuara nga Kremlini kanë ofruar platforma që inkurajojnë nxitjen e zemërimit, antiparlamentarizmit, gënjeshtrave, dezinformimit, racizmit dhe antisemitizmit.

Dëmi material dhe moral në vend është i konsiderueshëm. Por nuk do të ketë një luftë civile. Një shumicë e qartë dhe e gjerë e francezëve janë të irrituar dhe të tronditur nga rritja e dhunës dhe intolerancës. CFDT, sindikata më e rëndësishme e punës në vend, ka marrë qëndrim kundër “të gjitha formave të dhunës”.

Por lëvizja e “Jelekverdhëve” ka shkuar shumë larg, por koha nuk mund të kthehet pas. Së pari dhe më e rëndësishmja, autoritetet duhet t’i dënojnë rëndë autorët e dhunës dhe vandalizmit, duke kërkuar që ata të kompensojnë viktimat dhe të eliminojnë të gjitha format e mosndëshkimit. Sulmi dhe shkatërrimi i motivuar ideologjikisht duhet të trajtohet si çdo krim tjetër i dhunshëm.

Së dyti, lajmi i rremë dhe abuzimi i mediave sociale, që po rrezikon kohezionin social dhe vetë demokracinë, duhet të ndëshkohet. “Debati Kombëtar” i Macron nëpërmjet takimeve lokale dhe internetit është duke ofruar një kundërpeshë të dobishme. Por ky eksperiment do të përfundojë më 15 mars. Për hir të demokracisë franceze dhe evropiane, shpresohet se do të japë një shtysë të re për reformat shumë të nevojshme që Franca ka pritur për dekada.

Noëlle Lenoir, ish-ministre franceze e punëve europiane, aktualisht është Presidente e Institutit Europian në Hautes Etudes de Commerce në Paris dhe është themeluesja dhe presidentja i Cercle des Européens. Ajo është anëtare e Conseil d’Etat (gjykata më e lartë administrative e Francës) dhe një anëtare nderi e Gjykatës Kushtetuese franceze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…

Nga New York Times

Fundi i Evropës?