MENU
klinika

Sulmi ndaj banesës së gazetares

Ambasada amerikane: Krimi ka frikë nga drejtësia

30.08.2018 - 18:32

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares së News24, Klodiana Lala.

Në një njoftim në Facebok, ambasada dënon me forcë sulmin ndaj gazetares dhe i konsideron ato si akte frikacake të kriminelëve për një drejtësi të vërtetë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë. Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale.

Fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të fortë. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”, thuhet në reagimn i ambasadës amerikane në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN