Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain.
Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve thekson se me ndarjen nga jeta të senatorit McCain kombi shqiptar humbi një mik të madh, i cili ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve.
Postimi i Bashës në Facebook:
Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën…
Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 26. August 2018
Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!
McCain humbi jetën pas betejës një vjeçare me sëmundjen e rëndë. Në kujtimet e tij të botuara në muajin maj, senatori amerikan shkruante se i vinte keq që po ndahej nga bota, por nuk kishte ankesa.
V.SH