MENU
klinika

Vuante nga kanceri

Ndërron jetë senatori republikan McCain

26.08.2018 - 08:41

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare senatori republikan John McCain.

Nga zyra e tij e shtypit mësohet se republikani McCain ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Arizona.

Për tre dekada senator, McCain ishte diagnostifikuar me kancer në tru qe në korrik të vitit 2017. Ndërohë në prill të këtij viti ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

McCain i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada dhe kishte garuar edhe në zgjedhjet presidenciale. Sipas njoftimit nga familja e tij, McCain ndërroi jetë pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt.

Kush ishte John McCain?

Ai shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president. Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane.

Në sytë e shumë amerikanëve McCain ishte një hero lufte dhe një patriot. Ai përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat dhe u bë i njohur si një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.

V.SH

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndahet nga jeta John McCain

Basha: McCain mbështeti betejat shqiptare