MENU
klinika

Ndahet nga jeta John McCain

Basha: McCain mbështeti betejat shqiptare

26.08.2018 - 12:51

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain.

Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve thekson se me ndarjen nga jeta të senatorit McCain kombi shqiptar humbi një mik të madh, i cili ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve.

Postimi i Bashës në Facebook:

Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën…

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 26. August 2018

Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!

McCain humbi jetën pas betejës një vjeçare me sëmundjen e rëndë. Në kujtimet e tij të botuara në muajin maj, senatori amerikan shkruante se i vinte keq që po ndahej nga bota, por nuk kishte ankesa.

V.SH

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN