Champions League, sot në orën 18:00, në Montecarlo, hedh shortin për fazën në grupe, ku 32 skuadra do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe secili grup.
Në këtë kompeticion, marrin pjesë skuadrat kampione në vendet respektive dhe më të mirat e kampionateve elitare, çka do të thotë se pritet të jetë një kompeticion spektakolar.
Bie në sy rikthimi i Interit pas 7 vitesh mungesë, ndërkohë që shorti mund t’i rezervojë zikaltërve një grup të frikshëm, pasi gjenden në vazon e katërt dhe 3 skuadrat e tjera do të jenë relativisht të forta, të paktën në letër.
Në vazon e tretë, çuditërisht ka përfunduar edhe Liverpool, megjithëse sezonin e fundit ishte deri në finale. Shkak për këtë u bë kualifikimi i Benfica-s për në grupe.
Sakaq, surprizë për grupet e Champions League ishte edhe kalimi i Crvena Zvezdës përballë Salzburg apo edhe eliminimi i Dinamo Zagrebit nga Young Boys.
VAZO 1
Real Madrid
Atletico Madrid
Bayern Munchen
Barcelona
Juventus
PSG
Manchester City
Lokomotiv Moska
VAZO 2
Borussia Dortmund
Porto
Manchester United
Shakhtar Donetsk
Benfica
Napoli
Tottenham
Roma
VAZO 3
Liverpool
Schalke
Lyon
Monaco
Ajax
CSKA Moska
PSV Eindhoven
Valencia
VAZO 4
Victoria Plzen
Club Brugge
Galatasaray
Young Boys
Inter
Hoffenheim
Crvena Zvezda
AEK