MENU
klinika

Në kërkim të arkeologëve

Në Gjirokastër mungojnë profesionistët

31.08.2018 - 16:56

Sa herë të rrëmosh, do gjesh gjithnjë diçka të re në historinë e pasur të një qyteti 2 mijë vjeçar si Gjirokastra. Qyteti antik i Antigonesë, Adrianopolit, varret ilire, dhe mjaft monumente të tjera përfshi këtu edhe kultet fetare shekullore mund të konsiderohen ende të pa eksploruara apo të zbuluar vetëm pjesërisht. Koha i mvesh ato me një mister që askush duket se ka dijet e nevojshme për t’i zbuluar.

Profesioni i arkeologut apo restauratorit janë drejt shuarjes në qytetin e gurtë. Tanimë është bërë mëse e zakonshme që për çdo mision arkeologjik, nga lugina e Drinos e deri në Lekël të Përmetit, specialistët e fushës të vijnë nga Tirana. Të rinjtë e sapodiplomuar nuk kthehen në vendlindje, ndërsa arkeologjia nuk është në krye të listës së preferencave dhe për ata që zgjedhin të vijojnë studimet e larta.

Ndarja nga jeta para kohe e Vladimir Qirjaqit ishte një humbje e madhe, jo vetëm në kuptimin njerëzor, por dhe atë profesional, pasi i ndjeri la pas një hendek të madh në lëmin e arkeologjisë. Të ndërgjegjshëm për emergjencën e krijuar, ministria e kulturës është duke parë mundësinë e bashkëpunimit mes Universitetit “Eqerem Çabej” dhe institucioneve përkatëse në Tiranë. Një nisëm që ende nuk është konkretizuar.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turizmi alternativ në Gjirokastër

Turistët në gjurmët e rrugës së Lord Bajroni…


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë