MENU
klinika

U transferua te Brondby

Prezantimi special i lojtarit të Kosovës…

31.08.2018 - 15:52

Përfaqësuesja kosovare e futbollit është rritur shumë dhe lojtarët kanë filluar të kalojnë në ekipe prestigjoze europiane. Rasti më i fundit vjen nga Danimarka, me një prezantim unik.

Besar Halimi është lojtari më i ri i skuadrës daneze të Brondbyt. Halimi ka luajtur edhe më parë në Danimarkë, teksa sezonin e kaluar është aktivizuar në këtë kampionat në formë huazimi.

Lajmi për zyrtarizimin e Halimit është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e skuadrës daneze. Halimi ka firmosur një kontratë që pritet ta mbajë të lidhur me danezët deri në vitin 2020 dhe do të veshë fanellën me numër 5.

Halimi on Vidnews.

Ndërkohë, që ajo që ka rënë në sy është edhe prezantimi i tij gjatë bërjes zyrtare të lajmit, ku duket edhe një video, e cila përmbledh momentet më të mira të mesfushorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN