MENU
klinika

Pamjet

Ura e ‘përpirë’ nga përmbytjet, Rama publikon videon

28.08.2018 - 11:02

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga rindërtimi i urës së Drojës në Mamurras, e cila u shemb nga përmbytjet.

Rama thotë se kjo është një vepër që po përfundon dhe se do të kthejë normalitetin në zonë.

Shefi i qeverisë nuk ka kursyer edhe ‘thumbat’ për paraardhësit, teksa thotë se do vijojnë shembja e traditës së vjetër të harresës.

Statusi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga rindërtimi i Urës së Drojes, një vepër që po përfundon duke rikthyer normalitetin e një zone të tërë, si edhe duke vijuar shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes, ju uroj një ditë të mbarë ?

Gjithashtu ditët e fundit kryeministri ka publikuar edhe pamje nga projekte të tjera në vend sa u përket rikonstrukturimeve, ndërtimeve dhe rrugëve, si ajo e Rrugës së Arbrit, si dhe ka lajmëruar se në vjeshtë nisin punimet për Bypass-in e Fierit.

Përgatiti M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN