MENU
klinika

Rekordmeni i botës në atletikë

Usain Bolt debuton si futbollist profesionist

31.08.2018 - 17:11

Më në fund, pas shumë seancash stërvitore, legjenda e atletikës botërore ka zbritur në fushë si futbollist profesionist në një ndeshje zyrtare. Usain Bolt ka marrë një pritje të mrekullueshme nga rreth 10 mijë tifozë.

Në minutën e 71-të u aktivizua për herë të parë me ekipin australian Central Coast Mariners, gjatë një miqësore të fituar 6-1 ndaj Central Coast Select. Kjo ishte ndeshja e debutimit si futbollist profesionist për rekordmenin e botës në garën e 100 metrave.

Ndeshja ishte 6-0 kur u aktivizua Bolt, por pikërisht në atë momenti kundërshtarët e ngushtuan diferencën në 6-1.

“Ishte një përvojë shumë e bukur. Tifozët më motivuan me duartrokitjet e tyre. Jam përmirësuar shumë fizikisht dhe nuk do të ndalem së punuari, derisa të përshtatem me lojën e futbollit, që më ka entuziazmuar dhe pëlqyer gjithmonë pa masë,” – tha xhamajkani, që mbajti fanellën me numër 95.

Në vitin 2009 në Berlin, Bolt i përshkroi 100 metra në 9.58 sekonda, koha më e mirë në historinë e njerëzimit. Të shohim tani se çfarë do të bëjë si futbollist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN