MENU
klinika

18 vjet pas nënshkrimit

17 shtator 2000, kur Barcelonës i erdhi Messi…

17.09.2018 - 14:23

Më 17 shtator të vitit 2000, një djalë 13-vjeçar nga Rosario e Argjentinës, u bashkua me “La Masia” të Barcelonës dhe prej atij momenti futbolli nuk ishte më i njëjtë.

Ne jemi, sigurisht, duke folur për një dhe të vetëm, Lionel Messin. Ylli argjentinas ishte trajnuar më parë me klubin e tij të fëmijërisë, “Newell’s Old Boys”, por u vendos që të bëjë kalimin në Katalonjë, për të avancuar karrierën e tij dhe për të përmbushur potencialin e veçantë.

Dhe 18 vjet më pas, nuk është e drejtë të ngresh pyetjen nëse Messi ka bërë mirë, apo jo. Pas përparimit nëpër radhët e akademisë, nuk vonoi që ai të bëhej pjesë e ekipit të parë.

Leo Messi ka shënuar 556 gola në 642 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 215 asiste për shokët e tij. 31-vjeçari ka një “palmares” të mrekullueshëm ekipor me Barcelonën, për të mos përmendur pesë “Topat e Artë” në planin individual.

Për më tepër, Messi është lojtari më i suksesshëm Blaugrana dhe golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi. Ai ka thyer dhe vendosur rekorde të panumërta në karrierën e tij të shkëlqyeshme.

lionel messi dhe Iniesta
lionel messi dhe Iniesta

Udhëtimi i Messit nuk ishte pa pengesa, duke pasur parasysh se kishte mungesë të rritjes në shtëpi dhe për këtë duhej të bënte trajtim të veçantë mjekësor. Por, ishte i mbruajtur me plot talent, ndaj të gjithë jemi me të vërtetë të bekuar, që kemi parë madhështinë e tij si futbollist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN