Ndodh shumë rrallë të shohim gola të tillë. Shpesh jepet goli i Maradonës në Botërorin e vitit 1986, ku pasi e merr topin në mesfushën e vet, driblon kush i del para, e në fund shënon.
Sot, në metra e ka përmirësuar sulmuesi, i Parma-s, Gervinho, që ka dyfishuar rezultatin në ndeshjen ndaj Cagliari-t, me një gol që të kujton edhe legjendarin George Weah.
Ish-sulmuesi i Arsenal dhe Roma-s ka marrë topin nga gjysmëfusha e tij, duke dribluar ndoshta jo shumë lojtarë sa Maradona dhe Weah, por goli është spektakolar, plot 75 metra vrap me top dhe në fund ka lëshuar një goditje të saktë drejt portës.
@UnaiEmery_ Time to bring Gervinho home. pic.twitter.com/Y4IpbP4jcX
— Messist11 (@Messistfc) September 22, 2018