MENU
klinika

Champions, Crvena Zvezda-Napoli

Beograd, Hysaj sonte në “tunelin e vdekjes”

18.09.2018 - 13:03

Tifozët shqiptarë dhe jo vetëm e mbajnë mend shumë mirë ngjarjen e katër viteve më parë, në Beogard, pikërisht më 14 tetor 2014. Në stadiumin “Hum” të kryeqytetit serb luhej Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2016 (kuqezinjtë u kualifikuan për të parën herë në histori).

Një ndeshje që do të kalonte në histori jo për rezultatin, golat apo episodet, por për faktorë ekstrafutbollistik. Nga  pritja armiqësore te fyerjet, kërcënimet, presioni dhe racizmi anti-shqiptar, thirrjet për vdekje, e deri te flakadanët në fushë…

Por, menuja e asaj mbrëmje të 14 tetorit 2014 rezervoi edhe një ulje të dronit me simbolet shqiptare (Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, me flamurin e Shqipërisë së Madhe) dhe pushtimin e fushës nga huliganët serbë, që goditën lojtarët e kombëtares kuqezi.

hysaj ne beograd serbi
hysaj ne beograd serbi

Në fushë ishte edhe ai, Elseid Hysaj, që sot do të jetë sërish në Beograd, edhe pse në një tjetër stadium. Bëhet fjalë për të madhin “Marakana”, ku Crvena Zvezda në debutimin e saj në fazën e grupeve të Champions, do të presë Napolin e Ancelotti-t.

Hysaj do të zbresë në fushë duke kaluar përgjatë një korridori që e quajnë “korridori i vdekjes”.  Një xhirim i realizuar përgjatë tij të ngjall të dridhurat vetëm teksa e shikon.

Në atë stadium, në atë tunel, shumë vite më parë ka kaluar edhe Billy Costacurta,  sot drejtues i federatës italiane të futbollit, në atë kohë pjesë e Milanit. “Mbaj mend policët që në tunel na shihnin keq dhe lëviznin shkopat e gomës në mënyrë kërcënuese. Por, më pas nuk bënë asgjë të keqe, por përshtypjet që pata i mbaj mend si tani.

Gjatë festimeve, edhe një qen më kafshoi. Ka diçka ndryshe në atë stadium, një nxehtësi e veçantë që e dallon që kur del në nxehje. Shokëve u thashë se ‘Marakana’ të ndryshon dhe të bën më shumë skuadër dhe besoj se është pikërisht kështu”.

hysaj serbia
hysaj serbia

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Sot nis faza e grupeve

Champions, sa shumë pretendentë këtë sezon!