18.09.2018 - 19:29
Vendimi për gjestin e anësorit brazilian Douglas Costa ka qenë lajmi i ditës në futbollin italian. Mesfushori-mbrojtës i Juventus është pezulluar me katër ndeshje nga Serie A për bërrylin dhe pështymën ndaj Federico Di Francesco.
Braziliani ka dalë nga loja me karton të kuq gjatë fitores 2-1 ndaj Sassuolo-s në “Allianz Stadium” të dielën e kaluar.
Ai është kapur nga kamerat duke pështyrë Di Francesco-n, të birin e trajnerit të Roma-s, Eusebio.
Teksa dy lojtarët ishin duke debatuar në mesin e fushës, Costa pështyu kundërshtarin pas provokimit.
FIGC e ka shqyrtuar incidentin dhe ka vendosur ta dënojë me katër ndeshje pezullim, pra një dënim i lehtë sesa ishte parashikuar.