MENU
klinika

Falet Xhumaja

Derbi luhet të premten, lojtarët në xhami

28.09.2018 - 14:53

Derbi luhet edhe jashtë fushe. Nuk e kemi fjalën te tifozët, por për vetë protagonistët që do të zbresin në “Selman Stërmasi” në orën 19:45. Pak orë përpara nisjes së kësaj kryendeshje, emocionet kanë kapluar të gjithë Shqipërinë.

Por, diçka e veçantë dhe emocionuese vjen edhe nga vetë kampet e të dyja skuadrave. Siç raporton “Supersport”, nga vendgrumbullimet e Tiranës (në periferi të kryeqytetit) dhe Partizani (në Elbasan), pasi kanë konsumuar vaktin e drekës rreth orës 12:00, lojtarë nga dy ekipet, kanë lënë për pak minuta shokët e skuadrës, për t’iu drejtuar xhamive.

Për koicidencë, sot është dita Xhumasë, dita e shënuar e javës për besimtarët myslimanë. Më saktë, lojtarët afrikanë, por edhe disa shqiptarë që e praktikojnë besimin mysliman, i janë drejtuar xhamisë, për të kryer faljen e zakonshme rreth orës 13:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tirana-Partizani në statistika

Sot derbi i kryeqytetit, jo thjesht pasion…