MENU
klinika

Zyrtarizimi i kampionëve të Kosovës

Drita zgjedh trajnerin e njohur shqiptar

17.09.2018 - 18:53

Kampionia aktuale e Kosovës, Drita, edhe zyrtarisht ka njoftuar se e ka emëruar Shpëtim Duron në rolin e trajnerit, pak ditë pasi Bekim Isufi dha dorëheqjeve pas rezultateve tejet të dobëta në fillim të sezonit të ri.

Duro, njëri prej trajnerëve me më përvojë në futbollin shqiptar, e gjen Dritën në formë tejet dobët, pasi i ka humbur katër ndeshjet e fundit në Ipko Superligën e Kosovës.

Duro ka qenë trajner i Flamurtari Vlorë për herë të fundit në Shqipëri. Më parë ai e ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës në dy periudha të ndryshme, Partizanin dhe Skënderbeun.

Duro Shpetim firmos ne kosove
Duro Shpetim firmos ne kosove

Isufi dha dorëheqje nga stoli i Dritës pas një sezoni tejet të suksesshme, që e bëri klubit gjilanas kampion të Kosovës dhe pati aventurë të suksesshme në kualifikime për Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN