MENU
klinika

Është publikuar Video

Festimi me shqiponjë bëhet pjesë e FIFA 19

26.09.2018 - 17:35

Një gjest, i mirë apo i keq, mund të mbetet për një kohë të gjatë, pse jo, i përjetshëm. Një përdorues i Twitter ka publikuar një video në profilin e tij, që tregon se festimi me shqiponjën shqiptare tani është në FIFA 19.

Duke hulumtuar mënyrat e festimit të golave, ai gjeti se në FIFA 19 ndodhet edhe festimi me shqiponjë. Ky lloj festimi është emëruar në FIFA me emrin “zogu fluturues” (Flying Bird).

Kujtojmë se ky lloj festimi i golave nga lojtarët shqiptarë, kishte ngjallur reagime të shumta nëpër rrjete sociale, duke rrezikuar që të dënohen nga FIFA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN