MENU
klinika

Tirana-Partizani, nesër 19:45

FSHF, mbledhje me dy klubet për derbin

27.09.2018 - 14:32

Pas takimit të djeshëm në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Tiranë, në lidhje me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, FSHF ka iniciuar sot një takim të dytë në zyrat e saj nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, përfaqësuesve të klubeve respektive të kryeqytetit, Tiranës e Partizanit, shefit te Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, si dhe autoriteteve të sigurisë private.

Si një çështje shumë sensitive për garantimin e sigurisë publike për specifikën e një ndeshje të tillë derbi, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku u solli edhe një herë në vëmendje palëve angazhimin e tyre maksimal, për mbarëvajtjen e një takimi të tillë.

tirana partizani
tirana partizani

Ai ftoi përfaqësuesit e klubeve të gjejnë dakordësinë e tyre në lidhje me vendqëndrimet e tifozerive përkatëse, teksa nga ana e tij Drejtori i klubit Tirana, Arbi Laçi garantoi marrjen e masave totale për të mos patur asnjë problematikë serioze mes tifozerive gjatë derbit.

Gjithashtu sekretari Shulku ftoi klubet të vazhdojnë komunikimet e tyre sensibilizuese me tifozeritë respektive për të shmangur çdo incident të mundshëm që do t’ia cënonte bukurinë një derbi të tillë.

tirana-partizani
tirana-partizani

FSHF nga ana e saj do të vazhdojë të ndjekë me kujdesin maksimal çdo detaj organizues për një ecuri sa më normale të takimit. Ajo gjithashtu kërkon një vigjilencë të madhe edhe nga forcat e policisë së shtetit, të cilat edhe pse nuk do të jenë brenda perimetrit të stadiumit, sërish ftohen të jenë në gadishmëri të plotë për çdo eventualitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN