MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Gjimshiti: Mos biem prè e provokimit izraelit

05.09.2018 - 15:01

Nga Durrësi, ku është e grumbulluar kombëtarja kuqezi, kanë dalë sot në konferencë për shtyp dy lojtarë kuqezinj, Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti. Ky i fundit ka nënvizuar:

“Zëvendësimi në ndeshjen e fundit tek Atalanta? Asnjë problem, ka qenë një taktikë e trajnerit. Ai futi një sulmues për të parë më shumë përpara nga goli. Tani jam me kombëtaren për të dhënë maksimumin.

Trajneri vendos për formacionin dhe si luajmë. Natyrisht, dua të luaj titullar. Po bëj më të mirën në stërvitje, me qëllim që t’ia mbush mendjen Panuccit. Qendra e mbrojtjes? Mund ta bëj edhe këtë rol, por Mavraj ka më shumë eksperiencë dhe e mban nën kontroll këtë repart.

Berat gjimshiti
Berat gjimshiti

Varet nga zgjedhja e trajnerit. Unë jam gati të jap kontribut kudo që ka nevojë kombëtarja, edhe si qendërmbrojtës. Ne që kemi luajtur kundër Izraelit e dimë se çfarë kundërshtari do të kemi përballë. Do ta studiojmë në detaje sot dhe nesër.

Izraeli ka lojtarë të mirë, ndaj duhet t’i marrim mirë masat. Shpresoj të luajmë mirë dhe të fitojmë, që t’i gëzojmë edhe tifozët tanë. Fillimi i mbarë i një edicioni të ri kualifikues ka shumë rëndësi. Ne si futbollistë synojmë maksimumin në çdo ndeshje, të njëjtën gjë do të kërkojmë edhe ndaj Izraelit.

Si është puna me Panuccin? Trajnerët kanë diferenca. E kam parë edhe vetë, sepse jam drejtuar nga shumë trajnerë. Futbolli është i ndryshëm tek Atalanta dhe këtu në kombëtare, fjala vjen. Në kombëtare provoj edhe emocionin e madh të fanellës së kombit, ndaj jam maksimalisht i angazhuar.

elseid Hysaj gjimshiti
elseid Hysaj gjimshiti

Penalltia ndaj Izraelit? E di vetë si ka ndodhur ai incident, që më kushtoi edhe kartonin e kuq. Provokimet e izraelitëve në dy ndeshjet e kaluara duhet t’i kemi parasysh dhe të mos biem më pre e tyre. Na duhet të përsërisim lojën që bëmë në Izrael dhe jemi në rregull, pastaj.

Nëse loja nuk të ecën mirë në një ndeshje, duhet të jesh i përgatitur për ndryshim të taktikës, për t’i përqafuar shpejt idetë e trajnerit. T’i përmirësojmë gabimet e miqësoreve të fundit dhe të japim më të mirën ndaj Izraelit. Ku ka më mirë se ta nisim mbarë një kompeticion të ri zyrtar, si Liga e Kombeve.

gjimshiti
gjimshiti

E ndiej veten si një familje në kombëtaren shqiptare. Kurrë nuk kam menduar të ndryshoj fanellë. Çdo njeri vendos vetë për karrierën, se cilën përfaqësuese zgjedh. Ai që përfaqëson Shqipërinë, duhet të japë maksimumin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN