MENU
klinika

Trajneri çoi në gjyq ish-Presidentin

Gjykata e Tiranës i kthen padinë Panuccit

09.09.2018 - 16:19

Gjykata e Tiranës i ka kthyer padinë trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, që ishte ngritur kundër ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Anila Karanxha, gjyqtarja e çështjes, ka argumentuar se padia ku kërkohej 100 mijë euro dëmshpërblim, kishte të meta në formulimin e saj. Mësohet se gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse që të plotësojë këto mangësi brenda 20 ditëve.

Nëse ky afakt nuk respektohet, atëherë padia do të cilësohet e rrëzuar. Mbetet për t’u parë nëse avokatët e Panuccit do të reagojnë për këtë betejë me Nishanin.

Trajneri i Kombëtares paditi ish-Presidentin për shkak se ky i fundit ishte shprehur pas humbjes me Kosovës, duke e quajtur Panuccin: “Sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-Presidenti e quajti sharlatan

Panucci padit Bujar Nishanin në Gjykatë